Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me çështjen e Presidentit.
Berisha në shkrimin e tij në Facebook thotë se ‘tani gara për President të RKS është e hapur’
Ai potencon se kushdo që zyrtarizon kandidaturën dhe fillon mbledhjen e nënshkrimeve duhet të premtojë 1, 2, 3 dhe të posedojë 4, 5, 6, 7 duke ironizuar Presidenten aktuale Osmani.
“Nuk e merr përgjegjësinë e nënshkrimit të Zajednicës.Cakton datë të favorshme të zgjedhjeve demokratike.Nuk pranon të bëhet noter, por të ketë integritet.Të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike plastike.Të folur të rrjedhshëm të gjuhës shqipe.Hecje të drejtë.I afërt me popullin, njohës i traditës shqiptare” shkruan berisha raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Tani gara për President të RKS është e hapur.
Kushdo që zyrtarizon kandidaturën dhe fillon mbledhjen e nënshkrimeve duhet të premtojë 1, 2, 3 dhe të posedojë 4, 5, 6, 7:
Nuk e merr përgjegjësinë e nënshkrimit të Zajednicës.
Cakton datë të favorshme të zgjedhjeve demokratike.
Nuk pranon të bëhet noter, por të ketë integritet.
Të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike plastike.
Të folur të rrjedhshëm të gjuhës shqipe.
Hecje të drejtë.
I afërt me popullin, njohës i traditës shqiptare.


