Lajme

Punëtori i KEK-ut jep detaje për rastin tragjik të ndodhur sot ku vdiq kolegu i tij

02/27/2026 13:10
nga:Y I

Një punëtor i KEK-ut në një lidhje direkte në Kosova Live ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të ndodhur sot ku ka mbetur i vdekur një punëtorë brenda Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ai ka thënë se sipas informacioneve që ka, viktima është goditur nga një kamion i cili merret me grumbullimin e mbeturinave në KEK dhe se viktima ka qenë punëtor i sigurimit.

“Dëgjuam që një kamion e ka shkelë një puntorë të sigurimit. Ai ka ndërru jetë. Ka qenë punëtorë i sigurimit”, ka thënë ai.

Vdes punëtori i KEK-ut pasi lëndohet në vendin e punës