Drita është eliminuar nga garat e Conference League.
Skuadra kosovare zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj NK Celje, por humbja 3:2 në takimin e kthimit bëri që rezultati i përgjithshëm të shkojë në 6:4 për skuadrën sllovene.
Gjilanasit treguan karakter, duke realizuar dy gola dhe mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.
“Një ndeshje e çmendur, më vjen keq që u eliminuan, por jam krenar që jam trajner i Dritës dhe këtyne djemëve kampionë”
“Për atë që kemi bë deri sot, meritor janë lojtarët. I përgëzoj për angazhimin. I falënderoj edhe tifozët që erdhën nga diaspora për të na përkrahur”, ka deklaruar trajneri Ramadani pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


