Shkëndija e Tetovës do të synojë të përmbysë rezultatin sonte në Play Off të Conference League.
Skuadra shqiptare do të ndeshet me Samsunspor në udhëtim, teksa ndeshja e parë u mbyll me fitore minimale të turqve.
Në Samsun, kuqezinjtë e Tetovës do të synojnë të përmbysin rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën e 1/8 të kësaj gare.
Ndeshja fillon në ora 18:45, kurse këto janë formacionet zyrtare:
Samsunspor: Okan, Zeki, Satka, Van Drongelen, Tomasson, Holse, Makoumbou, Ntcham, Assoumou, Ndiaye, Mouandilmadji
Shkendija: Gaye, Trumçi, Fetai, Mellqi, Webster, Islami, Zejnullai, Tamba, Spahiu, Latifi, Moubeti
/GazetaBlic Sport/


