Kampionia e Kosovës, Drita sonte në udhëtim përballet me skuadrën sllovene, Celje.
Celje dhe Drita do të ballafaqohen në ndeshjen kthyese të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës.
Skuadra kosovare synon përmbysjen e rezultatit të parë që flet në favor të Celjës prej 3-2.
Analizuar në kuotat e basteve, skuadra sllovene shihet si favorite e madhe, me fitoren e saj që vlerësohet me 1.39, kurse fitorja e Dritës ka vlerën prej 8.15.
/GazetaBlic Sport/


