Lajme

Lladrovci: Oferta e Kurtit nuk duket e sinqertë për familjen Jashari

02/25/2026 23:05
nga:Sh R

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, në ”Click” të RTV21 foli lidhur me ofertat politike dhe rolin e familjes Jashari.

Lladrovci shtoi se për kryeminstrin Albin Kurtin kujdesi ndaj familjes Jashari nuk mund të përdoret si mjet politik dhe se veprimet e liderëve duhet të jenë të sinqerta dhe të qëndrueshme.

“Po të ishte i sinqertë, që nga viti 2004 kur hyri në politikë, do të ishte kujdesur për Jasharët. Uroj të jem gabim, por nuk besoj që është ofertë e sinqertë. Pyes sikur të kishte 80 vota Kurti, a do të kishte propozuar? Por pse tash?”, tha Lladrovci.