Lajme

Jasharët refuzuan kandidaturën e Presidentit, Çitaku: Pozitat shkojnë e vijnë, historia e tyre mbetet e përjetshme

02/25/2026 21:44
nga:Sh R

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është e ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.

Ajo ka komentuar deklaratën e Murat Jasharit, i cili refuzoi të kandidojë për President.

Çitaku ka thënë se presidentët shkojnë e vijnë, historia e familjes Jashari.

“Familja Jashari ka shumë më shumë sesa mund të kenë një President, ata e kanë përjetësinë. Nuk ka shqiptar që nuk është emocionu çka ka deklaruar Murat Jashari sot”.

“Presidentët shkojnë e vijnë, historia e familjes Jashari mbetet”, ka thënë ajo.