Sporti

Ramadani flet para ndeshjes ndaj Celjes: Do japim maksimumin, jemi të motivuar

02/25/2026 18:58
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani është prononcuar para ndeshjes ndaj Celje.

“Më i lehtë, por edhe më i vështirë. Jemi munduar të nxjerrim disa pika përmes video analizës.

Rezultati është në disavantazh, por kemi besim, keni 90 minuta në dispozicion. Çfarëdo që të bëjmë nesër, do japim maksimumin.

Futbollistët janë të motivuar dhe mezi e presin ndeshjen, kam parë entuziazmin tek ta”, deklaroi trajneri në konferencën për shtyp.

/GazetaBlic Sport/