Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas takimeve të fundit të ndërmjetësuesit të Dialogut të Brukselit, Peter Sorensen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciç.
Tahiri tha se gjatë këtyre takimeve, Vuçiq ka kërkuar formimin e Asociacionit, ndërsa Kurti ka kërkuar normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, e jo njohje reciproke mes dy shteteve.
Sipas saj, kjo qasje e kryeministrit rrezikon ta vendosë Kosovën në pozitë të pafavorshme në raport me presionin ndërkombëtar.
Tahiri shtoi se njohja reciproke është përkrahur nga ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe më herët edhe nga Joe Biden.
Postimi i saj i plotë:
Peter Sorensen, ndermjetesues i Dialogut te Brukselit, takoi keto dite Kurtin dhe Vuciqin – Vuciqi kerkoi Asociacionin, Kurti kerkoi normalizim te marredhenieve me Serbine, ne vend se te kerkoj njohje reciproke mes dy shteteve, Kosoves dhe Serbise – me kete casje te te Kurtit, diplomacia do ti bej presion Kosoves per asociacionin ndersa nuk do ti bej presion Serbise per njohjen reciproke, te cilen e perkrahu Presidenti Trump ndersa me pare edhe Presidenti Biden – Diplomacia eshte negociate, por me mungese te dijenise te Qeverise Kurti, do ta peson tutje Kosova.


