Lajme

“Hykmete Bajrami s’ka dashtë të bëhet shefe e grupit parlamentar të LDK-së”

02/25/2026 14:36
nga:Genita C

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit deputeti Lutfi Haziri ka deklaruar se deputetja Hykmete Bajrami nuk ka dashur të jetë shefe e grupit parlamentar të kësaj partie. Sipas Hazirit, gjithçka ka ndodhur me vullnet të vetë deputetes Bajrami.

“Hykmete Bajrami po e them me përgjegjësi të plotë ka dhënë dorëheqje prej nënkryetares dhe grupit parlamentar. Ka dhënë dorëheqje sa ka qenë në detyrë. Hykmete Bajrami me vullnet të saj është larguar prej detyrës. Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje për motive tjera, ka dhënë qëndrimin e vet politik”, tha ai.

Ai theksoi se ajo ka qenë por që s’ka dashur të vazhdojë më, dhe se i kishte deklaruar Abdixhikut që të zgjidhte një kandidat të ri.

“Ka dhënë dorëheqje”, vazhdoi Haziri.

“E shoh vullnet të Hykmete Bajramit. Duhet me qenë korrekte me të, mos me ia laku emrin ndryshe. Nuk ka dashtë me qenë. Hykmete Bajrami nuk ka dashtë me qenë dhe ka çelë rrugë me kohë, dhe i ka thënë Lumir Abdixhikut që unë nuk jam dhe je i lirë me zgjedh kandidatin e ri”, shtoi tutje Haziri në Debat Plus.

Ndërsa për zgjedhjen e Jehona Lushaku-Sadriut shefe të grupit parlamentar të LDK-së, Haziri tha se është diskutuar dhe me kolegët dhe se s’ka qenë vendim direkt i Kryetarit Abdixhiku.

“Emri i Jehonës ka ardhur natyrshëm, pas konfirmimit të mandatit”, tha Haziri.