Lajme

Spiropali dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz: Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim jetën!

02/25/2026 10:25
nga:Y I

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca e ka mirëpritur homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropalin e cila po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë.

Të dy bashkë shkuan drejt Prekazit, për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe më pas për ta vizituar kullën e Jasharëve.

“Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim jetën”, u tha gjatë vizitës atje.