Lajme

Një i ri nga Kosova raportohet se ka vdekur në vendin e punës në Slloveni

02/24/2026 23:01
nga:G B

Një i ri nga Kosova, rreth 40-vjeç, raportohet se e ka humbur tragjikisht jetën në vendin e tij të punës.

Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur në Slloveni.

Raportimet e pakonfirmuara vijnë nga mediat lokale.

Klankosova ka provuar ta konfirmojë rastin edhe përmes policisë sllovene, por deri më tani nuk ka përgjigje.

Nuk dihen shumë detaje për rastin.