Lajme

Flutura Kusari: VV kundërshtoi sërish dëgjimin publik për punëtorët e RTK-së

02/24/2026 12:22
nga:Genita C

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka raportuar nga mbledhja e Komisionit parlamentar për Media se kryetarja e komisionit nga PDK, Ariana Shoshi Musliu, ka përsëritur propozimin për organizimin e një dëgjimi publik për punëtorët e larguar nga RTK, raporton GazetaBlic.

Sipas Kusarit, deputeti i Vetëvendosjes Fitim Haziri e ka kundërshtuar këtë ide me arsyetimin se nuk ka bord funksional dhe se duhet të priten vendimet e Inspektoratit.

Po ashtu, zëvendëskryetari i komisionit nga VV, Alban Bajrami, ka deklaruar se përgjegjësia bie mbi bordin e RTK-së, i cili aktualisht mungon, dhe se fillimisht duhet të ketë një vendim nga Inspektorati.

Kusari thekson se kjo është hera e dytë që çështja e dëgjimit publik diskutohet në komision dhe kundërshtohet nga VV-ja.