Sonte zhvillohen katër super ndeshje kthyese të play-offit të UEFA Champions League.
Vëmendja më e madhe është në Itali, ku Interi e pret Bodo/Glimtin.
Skuadra norvegjeze shkon në “Meazza” me epërsi 3:1, andaj kjo ndeshje do të jetë tejet interesante.
Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Ateltico Madrid dhe Copenhagenit. Ndeshja e parë mes tyre u mbyll me rezultatin e barabartë 3:3.
Në anën tjetër, Newcastle United dhe Bayer Leverkusen janë shumë pranë kualifikimit, kurse sonte luajnë si vendas ndaj Qarabag dhe Olympiacos.


