Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të njëjtit po ndihen të rrezikuar.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu tha në Klan Kosova se në këtë lagje ka ndodhur plasaritje e madhe e tokës, ndërsa shtoi se nga kjo çarje përafërsisht 30 metra larg saj, ndodhen shtëpitë e banimit.
“Ata janë në ankth dhe po ndjehen të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve. Sipas banorëve, ata kanë informuar drejtorinë për emergjenca dhe siguri në Prizren që të intervenohet në mënyrë urgjente”, tha Salihu.


