Sporti

Superliga më e nxehtë se kurrë | Prishtina e Re fiton ndaj Drenicës

02/23/2026 14:57
nga:L J

Skuadra e Prishtinës së Re ka fituar ndaj Drenicës në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina e Re ka fituar ndaj Drenicës me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Lorik Dobratiqi realizoi dy golat e fitores për ekipin nga Hajvalia për të marrë fitoren masive dhe tre pikë jetike për mbijetesë.

Prishtina e Re tani ka 21 pikë, po aq sa Drenica, e një më pak se Llapi që ndodhet në zonën e barazhit.

/GazetaBlic Sport