Prishtina e Re ka shkuar në pushim me avantazhin minimal ndaj Drenicës.
Klubi nga Hajvalia po triumfon me rezultatin 0-1, me golin e Lorik Dobratiqit, shkruan GazetaBlic Sport.
Dobratiqi realizoi pas asistimit të Kadriut në minutën e 41’të.
Në pjesën e parë, Prishtina e Re goditi një traversë dhe kishte poashtu një rast të artë me Florian Kadriun.
Krejt në fundin e pjesës së parë, Çoba tentoi për Drenicën, por Smakiqi ishte fenomenal me dy pritjet e tij.
/GazetaBlic Sport


