Lajme

Kosova në Sanremo: Banja e Kllokotit dhe Hotel Gallery sjellin mirëqenie dhe elegancë ndërkombëtare

02/23/2026 10:42
nga:Genita C

Kosova shënon një moment historik në skenën ndërkombëtare të eventeve, duke u bërë për herë të parë pjesë e Festival di Sanremo, i cili do të mbahet nga 24 deri më 28 shkurt 2026 në Itali.

Në këtë ngjarje prestigjioze, vendi ynë do të përfaqësohet nga Banja e Kllokotit dhe Hotel Gallery, duke promovuar turizmin shëndetësor dhe ofertën unike të wellness-it që ofron Kosova.

Pjesë e këtij prezantimi do të jetë edhe Albiana Rexhepi, e cila do të marrë pjesë si e ftuar nderi në “Area Wellness”, duke sjellë elegancë, përfaqësim dinjitoz dhe një vizion modern të mirëqenies.

Ky debutim në Sanremo konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin ndërkombëtar të Kosovës, duke e vendosur atë në hartën e eventeve të mëdha evropiane.