Pas deklaratës së djeshme të Bedri Hamzës, pas takimit që ai zhvilloi me Albin Kurtin, ka reaguar ashpër Azdren Shala, duke vënë në pikëpyetje interesin që, sipas tij, po përfaqëson Hamza, raporton GazetaBlic.
Shala ka krahasuar qëndrimin e Hamzës me atë të Lumir Abdixhikut në vitin 2021, duke thënë se zhvillimet e mëvonshme treguan se presidentja Vjosa Osmani, e zgjedhur me votat e LDK-së, “i ka shërbyer vetëm Kurtit dhe jo shtetit”.
Sipas Shalës, nëse Hamza beson se presidenti apo presidentja do t’i shërbejë shtetit e jo Kurtit, atëherë ose është “naiv” ose “i frikësuar për të shkuar në zgjedhje”.
Ai përfundon se opozita, me këto veprime, po i mundëson Kurtit “kapjen totale të shtetit”.


