Lajme

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit

02/23/2026 09:13
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një video përmbledhëse të të gjitha intervistave të saj ndërkombëtare.

Përmes postimit të saj në Facebook, e para e shtetit tha se të gjitha këto intervista kishin një qëllim, sipas saj, mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e popullit të saj.

“Në çdo intervistë ndërkombëtare, me një qëllim të qartë: mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit tonë!”, ka shkruar Osmani.