Sporti

Ferizaj e mposht Ballkanin dhe e rrëzon nga kreu i tabelës, Drita bëhet lidere e Superligës së Kosovës

02/22/2026 14:55
nga:L J

Skuadra e Ferizajt ka fituar ndeshje ndaj Ballkanit.

Ferizaj fitoi me rezultatin minimal 2-1 ndaj Ballkanit në një ndeshje tejet të rëndësishme të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Richards i Ferizaj ishte fantastik në këtë duel, ku me dy gola të shënuar vendosi takimin në favor të ekipit të Nevil Dedes, ndërkohë Kryeziu i Ballkanit shënoi golin e nderit për mysafirët.

Ballkani tani bie nga vendi i parë, pasi Drita e rrëmben pozitën e liderit me 38 pikë, dy më shumë se Ballkani, teksa Ferizaj shkon në zonën e barazhit, pra në vendin e tetë me 22 pikë, po aq sa Llapi i vendit të shtatë.

/GazetaBlic Sport.