Lajme

Kraki propozon ndryshime kushtetuese që Presidenti të mund të zgjidhet direkt

02/22/2026 11:10
nga:Genita C

Nezir Kraki, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar ndryshime kushtetuese, duke thënë se pa to Kosova s’do të ketë stabilitet afatgjatë.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh me “bindje të hekurt” se problemi është sistemik, jo thjesht politik.

Sipas tij, nenet për zgjedhjen e Presidentit dhe Kryesisë së Kuvendit krijojnë bllokada dhe paqartësi normative.

Kraki propozon që postet në Kryesinë e Kuvendit të ndahen automatikisht sipas rezultatit zgjedhor, pa votim nga deputetët.

Ai kërkon edhe zgjedhjen e Presidentit me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët, për mandat pesëvjeçar.

Sipas tij, kjo do ta depolitizonte postin dhe do ta shmangte kushtëzimin me marrëveshje partiake.

Deputeti kritikoi edhe Gjykat[n Kushtetuese e Kosovës, duke thënë se prej vitesh “bën veç politikë”.