Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të vendosë tarifa globale prej 15%, ndërsa vazhdon të kritikojë një vendim të Gjykatës së Lartë që rrëzoi taksat e tij të mëparshme mbi importet.
Kjo lëvizje vjen vetëm një ditë pasi gjykata më e lartë në SHBA rrëzoi politikën tarifore të Trump.
Presidenti kishte thënë më parë se do t’i zëvendësonte tarifat e shfuqizuara nga gjykata me një taksë prej 10% për të gjitha mallrat që hyjnë në SHBA, raporton BBC.
Por në një postim në Truth Social të shtunën, Trump njoftoi se kjo përqindje tani do të rritet në 15%.


