Lajme

Aksident trafiku në Istog, dy persona të lënduar

02/21/2026 14:59
nga:Y I

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka nodhur në Istog.

Lajmin për “Gazeta Blic” e kanë konfirmuar nga Policia e Pejës

Ai njoftoi se sot rreth orës 13:25, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Istog.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKMF-Istog. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

“Sot rreth orës 13:25, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne rrugën ‘ lidhja e Prizrenit’ në Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 2 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne QKMF-Istog, për tretman mjekësor”, deklaruan nga Policia.