Lajme

Ndërpritet përkohësisht qarkullimi i trenit në linjën Pejë–Prishtinë

02/21/2026 07:38
nga:Sh R

Është anuluar udhëtimi me linjën e trenit Pejë – Prishtinë për ditën e sotme.

“Trainkos” dje tha se kjo masë u ndërmor për arsye teknike.

“Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike”, thuhet në njoftim.