Sporti

Julian Alvarez gjithnjë e më pranë kalimit tek Barcelona

02/20/2026 18:22
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez mund të jetë protagonisti i një prej transferimeve më të bujshme të verës.

Sipas raportimeve nga mediat në Argjentinë, 26-vjeçari është shumë pranë kalimit te FC Barcelona, transmeton GazetaBlic Sport.

Gazetari argjentinas Hugo Balassone, në një prononcim për radion “La Red”, ka deklaruar se ka informacione nga rrethi i lojtarit që e çojnë Álvarezin drejt “Camp Nou”.

Sipas tij, cikli i sulmuesit te Atletico Madrid konsiderohet i mbyllur, pavarësisht interesimit të shfaqur edhe nga Arsenal FC.

Barcelona thuhet se e sheh Alvarezin si pasuesin ideal të Robert Lewandowski, i cili mund të jetë në sezonin e tij të fundit me katalanasit. Ideja e një dysheje sulmuese mes Alvarez dhe talentit të ri Lamine Yamal ka ngjallur entuziazëm te tifozët blaugrana.

Sa i përket aspektit financiar, vlera e mundshme e transferimit raportohet rreth 70 milionë euro, ndërsa kartoni i lojtarit vlerësohet edhe më lart në tregun ndërkombëtar. Vendimtare për të ardhmen e tij mund të jetë edhe forma në kompeticionet e mëdha të verës, që mund t’ia rrisin më tej çmimin.

Nëse marrëveshja finalizohet, Barcelona do të siguronte një nga sulmuesit më produktivë të viteve të fundit.

/GazetaBlic Sport/