Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

02/20/2026 13:57
nga:Sh R

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë –Gjilan.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfrimuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thotë se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

Në vendin e ngjarjes janë parë dëmtime të theksuara në automjete, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi për një periudhë të shkurtër kohe.