Sporti

Zekrija Ramadani: Jemi kampion aktual dhe kampionët nuk dorëzohen asnjëherë

02/19/2026 23:45
nga:Lorik J

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani tha pas humbjes ndaj Celjes se ekipi pati guxim dhe luajti mirë në pjesën e dytë, gjë që i jep besim edhe për duelin e kthimit.

Drita humbi në momentet e fundit, pasi Celje realizoi për 2-3 në minutën e 94’të të duelit të “Play Off” të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

“Drita është kampion dhe kampionët nuk dorëzohen asnjëherë. Patëm guxim në pjesën e dytë”, tha Zekrija Ramadani në RTK.

“Duhet besuar për ndeshjen e kthimit. E diskutuam me asistentët se çka duhet të bëjmë në pjesën e dytë, i bëmë dy zëvendësime”, vazhdoi trajneri.

“Besimi është i madh, në momentet e fundit ishim super agresivë dhe kishim mundësi, shpresojë që atje të na ndjekë fati pas një jave”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport