Në vikend luhen ndeshjet e xhiros së 21’të në Superligën e Kosovës në futboll.
FFK para pak minutave ka publikuar gjyqtarët që janë deleguar për duelet e fundjavës, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni gjithë gjyqtarët e deleguar:
Malisheva – Dukagjini: Gjyqtar kryesor, Egzon Dakaj, (Bashkim Hyseni dhe Hekuran Osmani, asistentët), Isak Cerroviku, gjyqtar i katërt, teksa në VAR janë Lirim Jashari dhe Drilon Rexhepi.
Ferizaj – Ballkani: Gjyqtar kryesor (Mervan Bejtullahu), (Alban Ejupi dhe Bekim Rama, asistentët), Ersen Janovali, gjyqtar i katërt, teksa në VAR janë Valon Bajgora dhe Fatmir Sekiraqa.
Gjilani – Prishtina: Gjyqtar kryesor (Eridon Podvorica), (Fatlum Berisha dhe Kastriot Peci, asistentët), Dylot Brahimi, gjyqtar i katërt, teksa në VAR janë Bardh Ajeti dhe Lumturije Muhadri.
Llapi – Drita: Gjyqtar kryesor (Alban Shala), (Besnik Morina dhe Pashtrik Burrniku, asistentët), Ilir Mehmeti, gjyqtar i katërt, teksa në VAR janë Erdall Zasella dhe Arbnor Bullatovci.
Drenica – Prishtina e Re: Gjyqtari kryesor (Visar Kastrati), (Meriton Berisha, Gzim Mehmeti, asistentët), Kujtim Krasniqi (gjyqtari i katërt), teksa në VAR janë Genc Nuza dhe Granit Hyseni.
/GazetaBlic Sport


