Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, konfirmoi deklaratën e presidentit Donald Trump duke u zotuar se Shqipëria është gati të kontribuojë me trupat e veta për sigurinë në Gaza.
Rama iu bëri thirrjeve të gjitha vendeve që të japin kontributin e tyre për rindërtimin e Gazës, nëse jo me para me infrastrukturë, për fëmijët e Gazës.
“Jam në të njëjtën linjë dhe ftesa që ju i keni drejtuar Shqipërisë flet vetë shumë. Në Evropë thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por mua nuk më duket i tillë; më duket një trup për të ringritur gjithçka. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.
Zoti President, ne e vlerësojmë rolin tuaj në zgjidhjen e konfliktit në Gaza dhe jemi gati të kontribuojmë për sigurinë me trupat tona. Ftojmë të gjitha vendet që të kontribuojnë, duke ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës për fëmijët e Gazës, që janë pengjet më të pafajshme të çmendurisë së Hamasit dhe që tani kanë mundësinë të rriten në një mjedis më të prekshëm.
Jo vetëm vendet mund të kontribuojnë duke sjellë të ardhura, por edhe ekspertizën e tyre. E ardhmja merr formë mes atyre që e meritojnë më shumë”, tha Rama.


