Lajme

Hero në Gjermani: Ish-lojtari i Ballkanit shpëton një grua nga zjarri

02/19/2026 16:43
nga:Y I

Ish-futbollisti i Ballkanit, Leutrim Gashi, ka bërë një veprim heroik në Gjermani.

Gashi ka arritur ta shpëtojë një grua të moshuar nga një apartament i cili po digjej.

Kësaj ngjarje i dhanë jehonë edhe mediat gjermane të cilat vepruan për aktin e kosovarit.

Për gjestin e tij, ai u ftua nga kryetarit i Bashkisë së Buseck-ut, Michael Ranft, për t’u nderuar.

Pos kryebashkiakut, fjalë të mëdha për veprimin e kosovarit pati edhe zëvendësshefi i Zjarrfikësve Michael Sames.

”Ju jeni një shpëtimtar jete. Pa ju, gruaja nuk do të kishte dalë që andej”, tha Sames.

Djaloshi nga Suhareka, Leutrim Gashi, dikur ishte njër nga futbollistët më meritor që Ballkani arriti të futej në Superligë.

Gashi kishte shënuar plotë 26 gola në sezonin që ia mundësoi Ballkanit rikthimin në elitën e futbollit kosovar.