Lajme

Thyen disa lokale, Policia arreston tre persona në Mitrovicë për vjedhje të rëndë

02/19/2026 15:12
nga:Sh R

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar tre persona për veprën penale vjedhje e rëndë.

Policia ka shtuar edhe se, policia është përgjigjur në dy raste, ku në stacionin policor Mitrovicë Jugu janë raportuar dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit, dhe pas disa orësh janë identifikuar tre persona të dyshuar.

Njoftimi:

Arrestohen tre persona të dyshuar  për veprën penale-vjedhje e rëndë

Mitrovicë, 19.02.2026

Në orët e mëngjesit të datës 19.02.2026, në Stacionin policor Mitrovicë Jugu janë raportuar dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit.

Njësitë kompetente policore janë përgjigjur në këto raste dhe pas disa orësh intensive të veprimeve operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojnë tre presona të dyshuar. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura në lokalet e  thyera.

Personat e dyshuar (njëri prej tyre i moshës e mitur) janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave të intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, është iniciuar rasti penal: ,,Vjedhje e rëndë”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej (48) orësh.