Lajme

Edi Rama rrugës për takimin e Bordit të Paqes në SHBA, një nga ministrat e tij publikon fotografinë

02/19/2026 14:23
nga:G B

Ministri shqiptar për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, teksa udhëton drejt Washingtonit për mbledhjene e radhës të Bordit të Paqes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky takim do të mbahet me organizimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe aty do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”, shkruan Demo.