Lajme

IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e të drejtës për pension të moshës

02/19/2026 11:14
nga:G B

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi në Kosovë, ka njoftuar se ka dorëzuar sot zyrtarisht kërkesën për inicimin e një debati parlamentar ndaj Kryetares të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu si dhe Kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

Kjo kërkesë siç shkruan Miftaraj në Facebook,  synon inicimin e një debati parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit pozitiv për realizimin e të drejtës për pension të moshës, krahas pensionit dhe beneficioneve të përcaktuara me ligjin për kategoritë e dala nga lufta.