Sporti

Koke thirrje tifozëve pas barazimit në Champions League: Kur jemi bashkë, jemi më të fortë!

02/18/2026 23:47
nga:Lorik J

Mesfushori dhe kapiteni i Atletico Madrid, Koke, ka bërë thirrje për mbështetje maksimale nga tifozët pas barazimit dramatik 3:3 ndaj Copenhagenit.

Pas ndeshjes, lojtari theksoi rëndësinë e unitetit mes skuadrës dhe tribunave, duke kujtuar atmosferën e krijuar në përballjen ndaj Barcelonës.

“Kemi nevojë për tifozët tanë, ashtu siç ishte kundër Barcelonës. Kur jemi të gjithë bashkë, jemi të fortë”, u shpreh Koke

Barazimi ndaj Copenhagenit lë gjithçka të hapur, ndërsa Atletico synon të reagojë në ndeshjet e radhës.