Lajme

Behrami: Betejën juridike me Prokurorinë në Hagë e kemi të fituar

02/18/2026 21:04
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se marshi masiv i organizuar dje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ishte “verdikt i popullit”.

Në Debat Plus, Behrami ka theksuar se kështu edhe betejën juridike me Prokurorinë e Specializuar në Hagë tashmë e kanë fituar, ndërsa sfida që mbetet është ajo politike dhe diplomatike, për të cilën përgjegjësia bie mbi deputetët dhe elitën politike.

“Ishte shumë emocionale edhe si kurrë më parë në këto pesë vite tani jam edhe më thellësisht i bindur që betejën juridike me Prokurorinë ne e kemi fituar, ka mbetur me fitu vetëm edhe betejën politike dhe diplomatike që është përgjegjësi edhe e jona që jemi në Kuvend edhe elitave politike”, ka deklaruar ai.

“Në të gjitha fjalimet e krerëve të UCK ishte një narracion i cili nuk e përshkruante Prokurorinë edhe narracionin e Prokurorisë dhe të mbrojtjes por në fakt narracionin e Serbisë dhe të mbrojtjes. Pra në të gjithi fjalimet kjo e përshkruan shumë mirë edhe aktakuzën që është përfytyrim i një narracioni të Serbisë…”, ka deklaruar tutje Behrami në Debat Plus.