Ka përfunduar pjesa e parë e finales së madhe të Kupës së Kosovës në basketboll me Trepçën që shkon në pushim me avantazhin minimal ndaj Bashkimit.
Pjesa e parë e duelit përfundoi me rezultatin 43-41 për Trepçën, shkruan GazetaBlic Sport.
Ike Nwamu i Bashkimit ishte më i miri në parket deri tani me 15 pikë të shënuara, teksa tek Trepça nga 13 pikë kanë Mustapha Amzil dhe Ja’cori Payne.
/GazetaBlic Sport


