Ardian Bajraktari, avokat, ka komentuar përfundimin e procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar paraqitjen dinjitoze të katërshes së UÇK-së, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se, megjithë shumësinë e provave të Prokurorisë, pjesa më e madhe ishte jo bindëse, jo kredibile dhe shpesh e siguruar nga shteti serb, ndërsa pala mbrojtëse u fokusua në cilësi, duke paraqitur dëshmitarë dhe prova të verifikueshme që tregojnë pafajësinë e të akuzuarve.
Bajraktari shtoi se drejtësia nuk matet me volumin e dokumenteve, por me forcën e argumentimit të së vërtetës, duke nënvizuar rëndësinë e paanshmërisë dhe respektimit të standardeve të drejtësisë penale.


