Lajme

Eugen Cakolli: Ish-krerët e UÇK-së përfunduan procesin me dinjitet, duke mbrojtur lavdinë e rezistencës

02/18/2026 19:40
nga:Genita C

Eugen Cakolli ka komentuar për fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, duke vlerësuar se ata e përfunduan me dinjitet një proces të gjatë që ngriti pyetje mbi paanshmërinë, transparencën dhe respektimin e të drejtave themelore gjatë gjykimit, raporton GazetaBlic.

Cakolli theksoi se aktakuza për mbi pesë vite synonte ta paraqiste luftën e krerëve të UÇK-së si projekt kriminal, por sipas tij, ata refuzuan të lejonin që roli i tyre në çlirimin e Kosovës të reduktohej në një narrativë kriminale.

Ai shtoi se ky moment shkon përtej fatit personal të katër personave, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së kuptimit dhe lavdisë së rezistencës së popullit dhe se pa sakrificat e tyre, shteti i Kosovës nuk do të ekzistonte sot.