Abelard Tahiri ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën e fjalës përfundimtare në gjykatë të ish-presidentit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke vlerësuar qëndrimin e tyre si krenar dhe dinjitoz, raporton GazetaBlic.
Ai tha se gjatë deklarimeve të tyre rrezatonte krenaria e një grupi shokësh që, bënë gjithçka për vendin, duke qenë të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën për lirinë.
Tahiri theksoi se lufta çlirimtare kulmoi me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe se vendi sot, sipas tij, është falë atyre që guxuan t’i thonë jo shtypjes dhe robërisë, duke i falënderuar për krenarinë që i japin vendit.
Postimi i plotë:


