Ish-kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas fjalës përfundimtasre të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mbështetje dhe vlerësim për ish-krerët e luftës.
Në postimin e tij, Krasniqi thënë se ata janë “të pafajshëm, çlirimtarë dhe heronj”, duke theksuar se kështu i njeh historia dhe populli i Kosovës.
Ai ka shtuar se ata do të mbeten në dinjitet dhe në kujtesën e përjetshme të qytetarëve, duke përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Ju presim në atdhe.”


