Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbajtur një qëndrim mbi çështjen e abuzimit racist midis mesfushorit të Benfica-s, Gianluca Prestiani, dhe sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior. Braziliani e akuzoi argjentinasin se e quajti atë “majmun”.
Pozicioni i Infantinos:
“Jam i shokuar dhe i trishtuar kur shoh incidentin e dyshuar të racizmit ndaj Vinicius Junior në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Benfica dhe Real Madrid.
Nuk ka absolutisht asnjë vend për racizëm në sportin dhe shoqërinë tonë – të gjithë akterët duhet të ndërmarrin veprime dhe t’i mbajnë përgjegjësi.
Në FIFA, nëpërmjet Iniciativës Globale Kundër Racizmit dhe Panelit të Zërit të Lojtarëve, ne jemi të përkushtuar për të siguruar që lojtarët, gjyqtarët dhe tifozët të respektohen dhe të mbrohen, dhe se të merren masat e duhura kur ndodhin incidente. Urime gjyqtarit François Letexier për aktivizimin e protokollit kundër racizmit duke përdorur sinjalin me dorë për të ndaluar ndeshjen dhe për të adresuar situatën.
FIFA dhe futbolli shprehin solidaritetin e tyre të plotë me viktimat e racizmit dhe çdo forme diskriminimi. Do të vazhdoj gjithmonë ta përsëris: Jo racizmit! Jo çdo forme diskriminimi”, tha Infantino.
/GazetaBlic Sport


