Lajme

Ismet Kryeziu: Gjykata Speciale nuk mund të sfidojë të drejtën e Kosovës për pavarësi

02/18/2026 16:30
nga:Genita C

Ismet Kryeziu ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik prej 18 vitesh dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje nga asnjë institucion gjyqëso, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë as të drejtë dhe as mandat për të gjykuar të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë dhe për të qenë shtet i pavarur.

Ai theksoi se gjatë procesit gjyqësor, prokuroria ka synuar të sfidojë këtë të drejtë, por shprehu besimin se gjyqtarët, pas përmbylljes së çështjes, do t’i përmbahen arsyes së themelimit dhe mandatit të gjykatës, duke mos lejuar që të vihet në dyshim pavarësia e Kosovës.