Showtime

Në natën e Ramazanit Selvija përlot me dedikimin për Shpatin: Lutuni për të!

02/18/2026 16:20
nga:Y I

Ditën e nesërme nis muaji i shenjtë i Ramazanit, dhe dhimbja për mungesën e njerëzve të dashur bëhet edhe më e fortë.

Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka bërë një dedikim rrëqethës për të.

Përmes dy fotografive bardhë e zi, ku shfaqet e përqafuar me Shpatin, Selvija ka shprehur boshllëkun e madh që ndjen në prag të këtij muaji.

“Ramazani po vjen… një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin,”ka shkruar ajo mbi imazh, duke konfirmuar se dhimbja e humbjes mbetet e freskët.

Përveç shprehjes së mallit, Selvija ka bërë edhe një kërkesë të veçantë për të gjithë besimtarët që do të agjërojnë.

“Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij. Allahu e mëshiroftë,” ka qenë mesazhi i saj prekës.

Në përmbyllje të postimit, ajo ka gjetur forcën për të uruar ndjekësit: “E juve Inshallah Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë këtë muaj të bekuar!”.