Lajme

Abdixhiku priti në takim ambasadorin Malaj, flasin për zhvillimet politike në vend

02/18/2026 16:02
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Në fillim të takimit, Abdixhiku pranoi urimet e ambasadorit të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me ç’rast e falënderoi për mesazhin vëllazëror dhe mbështetjen e pandërprerë të Shqipërisë ndaj shtetit të Kosovës.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve, si dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe ritheksoi përkushtimin e LDK-së për forcimin e partneritetit, ndërtimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta në të gjitha fushat.