Thomas Strakosha po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë me AEK-un, duke qenë titullar i padiskutueshëm në portë.
Gardiani shqiptar ka pritur tre penallti në transfertë, ndaj Kifisia, Panathinaikos dhe PAOK, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ekipit. Në ndeshjen e fundit në Toumba ndaj PAOK, ai ndali një penallti të ekzekutuar nga Giorgos Giakoumakis.
Strakosha ka regjistruar 17 ndeshje pa pësuar gol në 33 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Ai ka luajtur rreth 3 mijë minuta këtë sezon, duke qenë aktiv si në kampionat ashtu edhe në Evropë.
Sipas statistikave, mesatarja e golave të pësuar është më e ulët se pritshmëritë. Forma e tij është mbështetur edhe nga stabiliteti në ekip dhe puna me trajnerin e portierëve.


