Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen.
Pak para nisjes së seancës gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku do të merr pjesë edhe vetë Konjufca, ai tha se e vërteta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të triumfojë.
“Verdikti final do të jetë në përputhje me historinë dhe të vërtetën e luftës së UÇK-së”, tha ai para mediave.


