Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka shprehur mbështetjen e saj të fortë për sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior, pasi ai raportoi se ishte viktimë e abuzimit racist nga argjentinasi Gianluca Prestiani.
Në një deklaratë zyrtare, konfederata e quajti racizmin një “krim të papranueshëm” që nuk ka vend në futboll apo shoqëri. Reagimi vjen disa orë pasi Vinicius e gjeti veten në qendër të një skandali të shëmtuar që ngre edhe një herë çështjen e diskriminimit në sport, transmeton GazetaBlic Sport.
Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) e vlerësoi lojtarin për aktivizimin e protokollit anti-racizëm gjatë ndeshjes, duke i përshkruar veprimet e tij si një shembull “guximi dhe dinjiteti”.
“Vini, nuk je vetëm. Jemi krenarë për ty dhe do të mbetemi të vendosur në luftën kundër çdo forme diskriminimi”, thuhet në deklaratë.
/GazetaBlic Sport/


