Futbollisti i Benfica, Gianluca Prestianni i akuzuar për thirrje raciste ndaj Vinicius Junior, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai tha se në asnjë moment nuk ka drejtuar fyerje të tilla ndaj brazilianit dhe se nuk ka qenë asnjëherë racist ndaj askujt, transmeton GazetaBlic Sport.
“Dua të sqaroj se në asnjë moment nuk kam drejtuar fyerje raciste ndaj lojtarit Vinicius Junior, i cili për fat të keq e keqinterpretoi atë që beson se dëgjoi.”
“Nuk kam qenë kurrë racist ndaj askujt dhe më vjen keq për kërcënimet që kam marrë nga lojtarët e Real Madridit”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


