Skandali racist midis Vinicius Junior dhe Prestiani ndezi pasione në fushë midis lojtarëve të Benfica dhe Real Madrid.
Kylian Mbappe , i cili ishte shumë pranë debatit që shpërtheu midis argjentinasit dhe brazilianit, nuk la vend për dyshime. “Je një racist i mallkuar! Je një racist i mallkuar!”, bërtiti numri 10 vazhdimisht.
Këto ishin fjalët e kapura nga kamerat e Movistar+ pas përleshjes që shpërtheu në fushë.
Mbappe ishte i pari që nuk hezitoi ta quante futbollistin racist. Veprimet e tij ishin kategorike dhe treguan tolerancë zero për akte të tilla.
Reali fitoi në fund me rezultatin 0-1.
/GazetaBlic Sport

